Arrestohet një person në Pejë – dyshohet se e dhunoi seksualisht bashkëshorten e tij

Arrestohet një person në Pejë – dyshohet se e dhunoi seksualisht bashkëshorten e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Pejë për dhunë në familje, raporton Gazeta Enigma.

Ai dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. I njëjti është dërguar në mbajtje.

“Pejë 22.02.2026 – 22:00. Me 23.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht viktimën femër- bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Related Articles