Arrestohet një person në Pejë për shitje të produkteve farmaceutike pa banderola

Arrestohet një person në Pejë për shitje të produkteve farmaceutike pa banderola

Një person është arrestuar në Pejë pasi që dyshohet se i njëjti ka tentuar të shesë produkte farmaceutike pa banderola.

Gjatë operacionit janë kontrolluar tri barnatore, pasi ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se në to ishin duke u shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se ishin sjellë kontrabandë dhe ishin të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

“Operacion ka qenë i koordinuar se bashku edhe me Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kontrollit në dy biznese nuk janë gjetur parregullsi, ndërsa në biznesin e tretë, në bagazhin e automjetit i cili ishte i parkuar para këtij biznesi, janë gjetur 22 lloje të barnave, gjithsej 561 paketime pa banderola, me prejardhje nga Turqi”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në vendin e ngjarjes nga inspektoret farmaceutik me procesverbal janë konfiskuar sasi e barnave te gjetura.

“I dyshuari M.B., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) është shoqëruar në zyrat e NJRHKEK-Pejë, është intervistuar në prezencën e avokatit. Ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet  ’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ dhe ‘Tregtia e ndaluar’”, thuhet tutje.

Për rastin është njoftuar prokurori i çështjes nga PTH-Pejë, i cili ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë për të dyshuarin”.

Related Articles