Arrestohet një person në pikën kufitare në Bërnjak, dyshohet për krime lufte

Arrestohet një person në pikën kufitare në Bërnjak, dyshohet për krime lufte

Një person është arrestuar sot në pikën kufitare në Bërnjak, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i  njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles