Është arrestuar një person në Vushtrri, raporton Gazeta Enigma.
L.Xh., 38 vjeçar ishte i kërkuar për “lëndim të rëndë trupor”.
Postimi i plotë:
Arrestohet një i dyshuar që kërkohej me urdhëresë të Gjykatës
Vushtrri, 13 mars 2023
Sot, nga njësitet e Stacionit Policor në Vushtrri, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Ndaj personit të dyshuar: L .Xh.,38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte dy urdhëresa aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit