Është arrestuar një person nga Peja pasi i njejti ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Tutjë, në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave femra kosovare (bashkëshortes dhe vajzës së tij). I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhët në njoftim. /Gazeta Enigma/.