Arrestohet një person nga Vushtrria pasi e sulmoi seksualisht një grua

Arrestohet një person nga Vushtrria pasi e sulmoi seksualisht një grua

Një i dyshuar është arrestuar në Vushtrri dje, ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht në automjetin e tij një grua.

Në raportin e policisë thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SULM SEKSUAL

Vushtrri 11.10.2022-11:30 – 11:55. ”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, në automjetin tij e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles