Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në të gjitha rastet bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

Nga një rast i dhunës në familje janë raportuar nga Fushë Kosova, Ferizaj, nga qyteti i Shtimes, Peja dhe Vushtrria.

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 11.10.2022 – 01:55. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

Ferizaj 11.10.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shtime (NN) 01.05.2022 – 19:42. Në lidhje me rastin, më 11.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë, 11.10.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vushtrri  Tetor 2022 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se para një jave, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt. /Gazeta Enigma/

Related Articles