Arrestohet një person pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Arrestohet një person pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia bën të ditur se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, dhe se e njëjta së bashku me fëmijët ka shkuar te familja e saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje në familje, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe e njëjta së bashku me fëmijët e saj ka shkuar te familja e saj”, njofton Policia.

Më tej, në njoftim thuhet se, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Enigma/.

Related Articles