Një person është arrestuar si i dyshimtë për aksidentin me fatalitet që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Në këtë aksident kishte humbur jetën shofer i kampionit, vdekjen e të cilit e kishte konstatuar mjeku kujdestar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person, vozitës i veturës civile është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan Gazeta Enigma.
“Rr. e Fshatit Llovcë-Pogragjë, Gjilan 25.07.2022 – 14:00. Në aksident trafiku janë përfshi një automjet transportues civil dhe një veturë civile. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i automjetit transportues viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa vozitësi i veturës civile mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
I ndjeri ishte shofer i kompanisë ‘Riza trans’.