Është arrestuar një vajzë në Prishtinë, pasi tek e njëjta policia ka gjetur dhe konfirskuar 2.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë,
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi te e njëjta janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 2.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.