Gjatë ditës së mërkure është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, po ashtu të dyshuarit i është konfiskuar një armë zjarri e tipit AK-47 me 13 fishekë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 12.05.2021 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari, është konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 13 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Enigma/