Arrestohet pejani, tentoi ta sulmonte me thikë babanë e tij

Arrestohet pejani, tentoi ta sulmonte me thikë babanë e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premtën në Pejë është arrestuar një burrë, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar babanë e tij me thikë, shkruan Gazeta Enigma.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar ta sulmojë babanë e tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./GazetaEnimga/

Related Articles