Një i mitur është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi ka goditur me thikë një person tjetër.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, e viktima është trajtuar pas lëndimit.
“Më 20.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.