Arrestohet personi i cili u arratis nga Instituti i Psikiatrisë Forenzikë

Është arrestuar personi i cili ishte arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, I.Sh, Policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin. I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”.

Related Articles