Kurti dhe Osmani në stadium për ta shikuar ndeshjen Kosovë-Greqi

Kurti dhe Osmani në stadium për ta shikuar ndeshjen Kosovë-Greqi

Ka filluar takimi mes Kosovës dhe Greqisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2022. 

Ky takim po luhet me prani të tifozëve.

Ndër tifozët e paktë të lejuar në stadium gjatë ndeshjes Kosovë – Greqi janë edhe Kryeministri, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe burri i saj, Prindon Sadiku.

Me masat e reja të qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit, 10 për qind e kapacitetit të Stadiumin Fadil Vokrri do të lejohet të mbushet me tifozë për takimin e sotëm të Grupit B kualifikues.

Related Articles