Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të riun nga Gjilani i cili ka publikuar video në rrjetin social TikTok, i cili përdorte fjalor degradues.
“I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë ku ndaj tij është ngritur kallëzim penal “Degradim i integritetit seksual”.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e policisë.