ZYRTARE: Liverpool transferon Arthurin nga Juventusi

ZYRTARE: Liverpool transferon Arthurin nga Juventusi

Liverpooli ka huazuar Arthur Melon nga Juventusi. Marrëveshja është kompletuar të enjten mbrëma, në çastet e fundit të afatit kalimtar. Melo do të luaj për Liverpoolin deri në fund të edicionit aktual.

26-vjeçari do të rrit opsionet në mesfushë për Juergen Kloppin.

Arthur ka luajtur dy edicione te Juventusi, ndërsa kishte 63 paraqitje dhe një gol. Ai ishte transferuar nga Barcelona në shtator të vitit 2020.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që do ta mbajë këtë fanellë të madhe”, ka thënë braziliani për sajtin zyrtar të Liverpoolit.

Ai kishte nisur karrierën te Gremio në Brazil. Në vitin 2018 ishte transferuar nga Barcelona.

Arthur ka 22 paraqitje me Brazilin.

Related Articles