Arrestohet porositësi dhe dy spiunët e “skuadrës” të vrasjes së Ardian Nikulaj

Arrestohet porositësi dhe dy spiunët e “skuadrës” të vrasjes së Ardian Nikulaj

Tre prej 6 personave të kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, janë arrestuar në Angli. Sipas Top Channel ata janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.

Gjykata e ekstradimeve në Londër përmes postës elektronike konfirmoi për gazetarin Muhamed Veliu, se ata do të dalin mesditën e sotme përpara kësaj gjykate për të vlerësuar masën e sigurisë.

Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë arrestuar në Londër përmes një operacioni të gjerë policor, një ditë pas marrjes së kërkesës nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë.

Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Gjithashtu bëhet me dije se Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt.  Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant.

Përgjatë viteve 1997 deri 1999 janë kryer disa vrasje dhe plagosje mes palëve, ndërsa Nikulaj u vra mbi 20 vite më vonë. Dyshohet se shkak i vrasjes së Nikulajt është gjakmarrja, ndërsa ekzekutori është një shtetas portugez Ruben Saraiva.

Harry Simpson, shtetas britanik; Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik; Steven Hunt, shtetas britanik, kanë pasur roin e informatorëve. 

Related Articles