Një person është arrestuar në Prizren, për shkak se vajza e tij e kishte kërkuar lëmoshë në rrugë dhe e kishte rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin e policisë thuhet se kjo erdhi si pasojë e moskujdesjes nga babai.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
KEQTRAJTIMI APO BRAKTISJA E FËMIJËS
Prizren Janar-Shkurt 2022-11:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që vajza e tij, viktima femër (fëmijë), nëpër rrugë ka kërkuar lëmoshë duke rrezikuar jetën e sajë dhe të tjerëve, si pasoj e moskujdesjes nga babai. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/