Arrestohet roja i mbretëreshës së Anglisë, abuzoi seksualisht me 2 të rinj

Arrestohet roja i mbretëreshës së Anglisë, abuzoi seksualisht me 2 të rinj

Një nga rojet e mbretëreshës së Anglisë është arrestuar për ngacmim seksual ndaj dy të rinjve të rekrutuar së fundmi.

Në ditën e tyre të dytë si pjesë e rojeve mbretërore dyshohet të jenë abuzuar me një lodër teksti në oborrin e kështjellës Windsor.

Një nga drejtuesit e ushtrisë ka konfirmuar se një roje ishte shkarkuar dhe arrestuar pas nisjes së një hetimi.

Forcat ushtarake janë të vendosura pranë kështjellës së Windsor. Pjesë e kësaj baze janë ushtarët që qëndrojnë në pallatet mbretërore dhe trupat e këmbësorisë të vijës së parë.

Ky incident ka ndodhur vetëm pak muaj pas shpërbërjes së një baze të Forcave Ajrore Mbretërore në të cilën dyshohet të jetë abuzuar seksualisht me raketë mortajë.

Related Articles