Një helikopter i Guardia di Finanza duke marrë pjesë në operacionin e “Frontex” mes Shqipërisë dhe Italisë, zbuloi një varkë 6 metra e gjatë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit.
Falë ekuipazhit vigjilent të helikopterit, dy anije “GdF” gjurmuan varkën e shpejtësisë përpara se të kishte shansin të arrinte në brigjet italiane.
Të fshehur në ndarje të veçanta, oficerët gjetën afro 400 kg marijuanë me vlerë 4 milionë euro.