Një 30-vjeçar shqiptar mësohet se ka rënë në prangat e policisë franceze. Raportohet se 30-vjeçari shqiptar ka vrarë një person me thikë pas një sherri të çastit.
Sipas rapotimeve të mediave franceze, dyshohet se shkak i konfliktit janë bërë çështjet fetare. Sakaq, viktima 34-vjeç është gjetur i pajetë në dyshemenë e banesës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesnatën e 14 shkurtit. Ka qenë një fqinj i viktimës që ka njoftuar policinë. Në trupin e viktimës janë konstatuar plagë në krahë dhe këmbë, dhe gjithashtu nga ekzaminimi bëhet me dije se ka marrë një plagë të madhe në pjesën e pasme të kafkës.
Pasi e ka masakruar me thikë 34-vjeçarin, shqiptari i ka bërë video të trupit dhe ia ka dërguar në aplikacionin Snapchat fqinjit të tij.