Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut, futi 5 euro në dokumente në Vërmicë

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut, futi 5 euro në dokumente në Vërmicë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Vërmicë pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve kishte futur 5 euro.

Policia bën të ditur përmes raportit se i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve kishte futur para në vlerë 5 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Related Articles