Arrestohet Vali Corleone për dhunë në familje

Arrestohet Vali Corleone për dhunë në familje

Vali Corleone është arrestuar për dhunë në familje.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Vali Corleone dyshohet për kanosje të vazhdueshme ndaj prindërve të tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan, Stacioni policor në Gjilan dje ,datë 21.03.2022 rreth orës 02:00 ka pranuar një informacion se në Lagjen ” Dardania” në Gjilan është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983) , i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij”, ka thënë Ismet Hashani.

Corleone është dërguar në mbajtje për 48 orë ka bërë të ditur Hashani.

“Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore tê Gjilanit  është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”./GazetaEnigma/

Related Articles