Arrestohet zyrtari policor, dyshohet për shkaktim të aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Arrestohet zyrtari policor, dyshohet për shkaktim të aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Inspektoriati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për shkaktimin e aksidentit që ndodhi dje rreth orës 23:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Arrestimi i zyrtarit policor është bërë gjatë orët e mbrëmjës së kësaj të diele.

Sipas IPK-së, ky i fundit ishte me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

“Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘rrezikim i trafikut publik’”, thuhet në njoftim.

“Të njëjtit  me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e  ndalimit për 48 orë. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetent”.

Kujtojmë se nga aksidenti në fjalë katër persona janë lënduar derisa njëri prej tyre ka vdekur sot. /Gazeta Enigma

Related Articles