Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain raportohet se tashmë kanë arritur marrëveshje në parim.
Ylli argjentinas po largohet nga Barcelona pas 21 vitesh qëndrimi, e që do t’i bashkohet skuadrës franceze si lojtar i lirë.
Sipas asaj që raporton RMC Sport, 34-vjeçari ka arritur marrëveshje në parim me klubin nga Ligue 1 dhe do të niset sonte për në Paris.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte pranuar kontratën të dielën e javës që lamë pas, pas konferencës lamtumirëse te Barcelona.
Bëhet e ditur se Messi do të fitojë 25 milionë euro bonuse për dy vite qëndrimi në kryeqytetin e Francës, e që ka mundësi të qëndrojë edhe për një vit të tretë.
RMC Sport bën të ditur më tej se argjentinasi do të arrij sonte te klubi parisienë, ndërsa nesër do t’i fillojë testet mjekësore.