Arrin në mbi 45 mijë numri i viktimave nga tërmetet në Turqi

Arrin në mbi 45 mijë numri i viktimave nga tërmetet në Turqi

Numri i viktimave nga tërmetet që goditën Turqinë më 6 shkurt u rrit në 45 mijë e 89, njoftoi sot Agjencia shtetërore e Menaxhimit të Krizave, AFAD.

Më 6 shkurt Turqia u godit nga dy tërmete të fuqishme, nga të cilat u prekën rëndë 11 provinca: Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Më shumë se 13 milionë njerëz u prekën nga tërmetet si dhe një numër i konsiderueshëm i popullatës në veri të Sirisë.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, të martën paralajmëroi rindërtimin e rajonit jugor pas tërmeteve të forta.

“Pas disa muajsh, ne do të fillojmë ndërtimin e 309 mijë shtëpive, përfshirë shtëpitë në fshatra, në të gjithë zonën e prekur nga tërmetet”, deklaroi Erdogan.

Related Articles