Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje të mërkurën qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria ka kujtuar se rastet e infektimeve me coronavirus janë rritur gjatë ditëve të fundit.

“U rikujtojmë qytetarëve se vaksina kundër COVID-19 mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për të parandaluar rritjen e rasteve të reja, për të rivendosur imunitetin që mund të dobësohet me kalimin e kohës dhe për të evituar format e rëndë të sëmundjes”.

Ministria e Shëndetësisë thotë se dozat përforcuese bivalente kundër COVID-19 janë në dispozicion dhe qytetarët mund të vaksinohen në njësinë më të afërt të vaksinimit në komunën e tyre.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja të COVID-19.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive me coronavirus është 236.

Related Articles