Arsenali ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 14 viteve.
Por, arritja deri këtu nuk ishte aspak e lehtë për “Topçinjtë” që u desh të fitonin vetëm pas ekzekutimit të penalltive
Pas fitores minimale 1:0 të Portos në ndeshjen e parë, të njëjtën gjë e bëri edhe Arsenali sonte në “Emirates Stadium”.
Kësisoj, ndeshja shkoi në vazhdime, si alternativa e dytë për ta përcaktuar ekipin fitues.
Arsenali ishte më i mirë, duke fituar 4:2, falë dy pritjeve vendimtare të portierit David Raya.