Ashtu sikurse Liverpooli që pësoi humbje nga Crystal Palace (1-0) edhe Arsenali ka pësuar disfatë në shtëpi nga Aston Villa, por me rezultat 2-0.
Këto dy humbje i kanë shkuar shumë në favor Manchester Cityt, që ka rimarrë kreun pas disa muajsh.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me një dominim të qartë nga Gunners.
Let’s regather and go again 💪 pic.twitter.com/NZYXNGY4Q6— Arsenal (@Arsenal) April 14, 2024
Në 45 minutat e dytë ishte fatkeqësi për Arsenalin, që pranoi dy gola fare në fund.
Leon Bailey kaloi Villas në epërsi në minutën e 84-të, me një asistim të Lucas Dignes.
INCREDIBLE.
Watkins races clear and chips Raya for his 19th @PremierLeague goal of the season! 🤩 https://t.co/GlzRKdw0u9 pic.twitter.com/U7wAM9JB1r— Aston Villa (@AVFCOfficial) April 14, 2024
Goditjen e fundit ua dha Ollie Watkins, vetëm tre minuta nga goli i parë, nga një kundërsulm i nisur prej Youri Tielemans për 2-0.
Manchester City është lider me 73-të pikë, Arsenali dhe Liverpooli me 71-të, gjersa Topçinjtë në javën e 33-të do kenë punë me Wolves.