Liderët e G7-së: Irani rrezikon të përshkallëzojë tensionet ushtarake në rajon

Liderët e G7-së: Irani rrezikon të përshkallëzojë tensionet ushtarake në rajon

Liderët e vendeve të G7 kanë mbajtur një takim këtë pasdite pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit mbrëmë.

Udhëheqësit thanë se Irani rrezikon të përshkallëzojë tensionet ushtarake në rajon.

Në një deklaratë thuhet: “Me veprimet e tij, Irani ka bërë një hap më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet të shmanget”.

Ata po kërkojnë që Irani dhe përfaqësuesit e tij “të pushojnë sulmet e tyre” në rajon dhe thonë se do të vazhdojnë të punojnë drejt një “armëpushimi të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza”.

G7 përbëhet nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe Bashkimi Evropian si një “anëtar i pa-regjistruar”, shkruan Skynews.

Related Articles