Arsenali fiton biletën për gjysmëfinale të kupës, Nketiah het-trik

Arsenali fiton biletën për gjysmëfinale të kupës, Nketiah het-trik

Arsenali ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Carabao Cup. Topçinjtë e mundën 5-1 Sunderlandin në sfidën që u zhvillua në Emirates për të kaluar tutje.

Vendasit e nisën mirë takimin. Në minutën e 17’, Nketiah shënoi për 1-0. Në minutën e 27’ Pepe dyfishoi epërsinë për Arsenalin duke shënuar 2-0. Por, pak minuta më vonë, në atë të 31-të, Broadhead shënoi për Sunderlandin për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Me të nisur pjesa e dytë, Arsenali shënoi edhe golin e tretë kundër Sunderlandit. Në minutën e 49’, Nketiah realizoi të dytin personal dhe të tretin për Topçinjtë. I njëjti lojtar, në minutën e 58’, kompletoi het-trikun dhe realizoi për 4-1. Derisa për 5-1 dhe rezultatin përfundimtar të takimit shënoi Patino.  

Related Articles