Juve fiton me golat e Kean dhe Bernardeschi

Juve fiton me golat e Kean dhe Bernardeschi

Juve vazhdon ngjitjen në Serie A, pas fitores së sotme kundër Cagliarit me rezultat të pastër 2:0.

Pas barazimit befasues me Venezian, Juve ka rrëmbyer pikët e plota në Serie A, duke e mundur 2-0 në shtëpi Cagliarin. Kean dhe Bernardeschi shënuan për zonjën e vjetër në minutat 40′ dhe atë të 83′ të ndeshjes së fundit për këto dy skuadra në sezonin vjeshtor në Serie A.

Fillimisht për 1-0 realizoi Moise Kean në minutën e 40-të, derisa për 2-0 shënoi Federico Bernardeschi në minutën e 83-të. Me këtë fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 34 pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë.

Related Articles