Arsenali ka shënuar fitore tjetër në Premierligë për t’u ngjitur në krye të renditjes tabelare.
“Topçinjtë” triumfuan 0:3 në udhëtim ndaj Brightonit, në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit anglez.
Bukayo Saka kaloi mysafirët në epërsi në mintuën e 33-të, duke u treguar i saktë nga penalltia.
Kai Havertz dyfishoi epërsinë në minutën e 62-të të ndeshjes, kurse në të 86-tën Trossard vulosi fitoren me gol kundër ish-klubit të tij.
Me këtë fitore, Arsenali tani ngjitet në krye të tabelës me 71 pikë, një më shumë se Liverpooli e Manchester City.
Kujtojmë se Liverpooli e ka një ndeshje më pak të luajtur dhe do ta zhvillojë nesër ndaj Manchester Unitedit.
Në anën tjetër, Brighton bie në vendin e 10-të me 43 pikë të grumbulluara.