Arsenali ka shënuar fitore minimale 0:1 në udhëtim ndaj Bodo/Glimt në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 24-të nga Bukayo Saka.
Përgjatë 70 minutave tjerë, ndeshja nuk prodhoi gola dhe “Topçinjtë” iu gëzuan fitores së tretë, nga po aq ndeshje.
Aktualisht, Arsenali prin në grupin A me nëntë pikë, pesë më shumë se Bodo/Glimt dhe PSV.
PSV në anën tjetër e zhvillon prej orës 21:00 ndeshjen ndaj Zurichut.