Arsimtari godet nxënësin brenda shkollës “Pavarësia” në Prishtinë, Policia jep detaje

Arsimtari godet nxënësin brenda shkollës “Pavarësia” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur brenda shkollës “Pavarësia” në Prishtinë, ku sipas pamjeve të publikuara nga Kallxo.com, një arsimtar shihet duke ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, raporton Gazeta “Enigma”.

Në video vërehet momenti kur arsimtari e godet nxënësin brenda ambientit shkollor. Pas kësaj, disa nxënës të tjerë ndërhyjnë për ta ndalur mësuesin dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejmë të situatës.

Policia është aktivizuar lidhur me rastin e rëndë të ndodhur sot në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësimdhënës ushtoi dhunë brutale mbi një nxënës. Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, se palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, tha ai.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit.

Related Articles