Mbrojtësi nga Ukraina, Oleksandr Zinchenko u emocionua shumë kur u largua nga loja në ndeshjen e javës së 30-të në Premier League.
Arsenali barazoi 2 me 2 në “Anfield” ndaj Liverpoolit duke e bërë kështu garën për titull ende më interesant, me Manchester Cityn që tani qëndron mbrapa vetëm me gjashtë pikë më pak dhe një ndeshje më pak.
Oleksandr Zinchenko u zëvendësua nga Kieran Tierney, derisa në bankën rezervë u pa tejet i emocionuar. Arsyeja sipas talkSPORT, ishte se futbollisti ukrainas u ndje në fajtor për paraqitjen e dobët dhe për barazimin 2 me 2 ndaj “The Reds”.
Edhe analistët e Sky Sport, thanë se ish-lojtari i Manchester Cityt ka mundur të bëjë më mirë në ndeshjen e djeshme ndaj Liverpoolit.