Ish konkurrentja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, aktorja Arta Selimi, ka paralajmëruar projekte të reja derisa është shprehur falënderuese mbi mbështetjen e publikut, dhe jo vetëm.
Selimi ka falënderuar edhe produksionin e BBVK-së, ndërsa ka thënë se eksperienca brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” ka qenë “e mrekullueshme” për të.
“Njerëz të dashur, ju falënderoj prej zemrës për mbështetjen tuaj! Bigu ka qenë eksperiencë e mrekullueshme për mua, por tek kur kam dal jashtë edhe e kam ndjerë mbështetjen prej afër, e kam kuptu që pa ju do të ishte shumë e mangët si eksperiencë”, ka shkruar ajo në një imazh të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
“Një falënderim special e ndjejë karshi produksionit të Big Brother VIP Kosova. Mua më duhet pak të riorganizohem e adaptohem në kushte normale, e së shpejti shihemi me projekte konkrete”, ka shtuar Arta.