Icardi “shofer” personal i Milot Rashicës (VIDEO)

Icardi “shofer” personal i Milot Rashicës (VIDEO)

Futbollistët e Galatasarayt po kalojnë në një atmosferë fantastike.

Ata duket se kanë raporte të mira mes vete.

Të paktën ashtu duket nga një video, ku shihet sulmuesi Mauro Icardi teksa e voziste makinën e cila shërben për të bartur të lënduarit dhe i ka vozitur bashkëlojtarët e tij.

Në mesin e tyre ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.

Sot kjo skuadër është dashur ta zhvillojë ndeshjen e Kupës së Turqisë kundër Basaksehir, por tërmeti i shkaktuar ditë më parë ndryshoi planet e futbollit atje.

Ekipi i Rashicës aktualisht është duke kryesuar tabelën e Superligës së Turqisë me 54 pikë, gjashtë më shumë se pozita e dytë, Fenerbahçe 48 pikë.

Related Articles