Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka komentuar në lidhje me mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.
Xhaka ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në vitin 2024, por pritet të vazhdojë edhe më tej.
Se janë të lumtur me mesfushorin shqiptar konfirmon edhe trajneri i klubit anglez, Arteta.
Ai refuzoi të tregojë nëse do vazhdojë kontratën apo jo, por tha që është i lumtur me të.
“Nuk do t’u përgjigjem disa historive për Xhakën. Jam jashtëzakonisht i lumtur me Granitin, ai po bën një sezon të jashtëzakonshëm”, tha fillimisht trajneri spanjoll.