Arti në zi, shuhet aktori dhe regjisori i njohur shqiptar

Arti në zi, shuhet aktori dhe regjisori i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani. Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Viteve të fundit jetoi në Nju Jork të ShBA-ve ku edhe ndërroi jetë.

Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Regjisori e pedagogi i njohur, për 25-vite punoi në Teatrin Kombëtar, në Tiranë.

Që nga 1967 deri 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë inskenuar me dhjetëra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali I ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj.

Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Prej disa vjetësh jetoi në Nju Jork, të SHBA-ve, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen.

Related Articles