Nagavci tregon se a do të lejohet mbajtja e mbrëmjes së maturës

Nagavci tregon se a do të lejohet mbajtja e mbrëmjes së maturës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sa i përket mbrëmjes së maturës, ka thënë se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për mbajtjen e maturës, raporton Gazeta Enigma.

Këto deklarata, Nagavci i ka bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku është diskutuar për gjendjen e arsimit në pandemi.

Ministrja tha se vendimi i qeverisë ndalon organizimin e ekskursioneve dhe mbajtjen e maturës.

Gjithashtu, Nagavci shtoi se vendimi i qeverisë e ndalon një gjë të tillë dhe se është marrë për mirëqenien e nxënësve.

“Nuk kam pranuar asnjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave, vendimi i qeverisë ndalon ekskursionet dhe maturën dhe kjo për ruajtjen e shëndetit të nxënësve”, ka thënë ajo.

Related Articles