Artisti portugez, Sergio Odeith njihet për artin e tij të rrugës, kështu duke krijuar iluzione optike mahnitëse.
Pikturat e tij murale 3D duket se dalin nga mbështetja mbi të cilën janë bërë, falë përdorimit të shkathët të anamorfizmit dhe ndërveprimeve me mjedisin dhe elementet përreth.
Artisti është shumë i njohur në rrjetet sociale dhe ndjekësit e tij janë gjithmonë kurioz të admirojnë veprat e tij të reja dhe të zbulojnë idetë e tij të reja, shkruan e përditshmja italiane Keblog.
Këto janë disa nga veprat e tij:
Pas sukseseve të mëdha që arriti, Odeith ka një këshillë për artistët e rinj që duan të vazhdojnë karrierën e tij, që të punojnë shumë, t’u rezistojnë vështirësive dhe të mos dorëzohen kurrë.