Hyseni zbulon pse Zekirija Ramadani i mungoi SC Gjilanit, gjithashtu tregon gjendjen e Përparim Islamit

Hyseni zbulon pse Zekirija Ramadani i mungoi SC Gjilanit, gjithashtu tregon gjendjen e Përparim Islamit

Alban Hyseni ka zbuluar pse trajneri Zekirija Ramadani i mungoi Gjilanit në ndeshjen kundër Trepçës ’89. Hyseni është ndihmës i Ramadanit dhe udhëhoqi Gjilanin në barazimin ndaj 89-shit në Mitrovicë (1:1).

“Trajneri nuk ka qenë edhe në stërvitje dje, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo është arsyeja e vetme që ai ka munguar. Pavarësisht gjendjes së keqe, ai nuk ka munguar në asnjë stërvitje, por mungesa e tij është gjendja shëndetësore”, ka thënë Hyseni. Ai tha se Gjilani nuk shfrytëzoi si duhet epërsinë numerike në fushë. “Që në fillim të takimit ishim me një lojtar më shumë në fushë dhe këtë mundësi e shfrytëzuam vetëm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë tentuam të shënojmë, por pësuam gol nga një kundërsulm”, është shprehur Hyseni.

Ai tha se edhe gjendja e Përparim Islamit është e mirë. Islami u godit në fytyrë nga Lulzim Peci në minutën e nëntë dhe më pas u përjashtua nga fusha me karton të kuq.

“Ka një lëndim, por gjendja e tij është stabile. Kjo informatë më erdhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes”, ka thënë Hyseni.

Related Articles