Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarët këtë të diel kanë vizituar Parkun e Gërmisë në Prishtinë dhe Parkun e Pishave në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Për parqet kërkohet më shumë kujdes nga qytetarët e apelohet edhe për mirëmbajtje më të madhe nga komunat.
Pavarësisht motit të ftoftë e reshjeve të lehta e të rralla të borës, qytetarët edhe këtë të diel frekuentuan parkun e Gërmisë.
Qytetarët shprehen për RTK-në se edhe pse temperatura janë pak të ulëta ata nuk ndalin vizitat në parqe.
Edhe në parkun e pishave në Sllatinë të Fushë Kosovës, kishte frekuentim të qytetarëve.
Ndërkohë që vizitorët në këtë Park, kërkuan që qytetarë të jenë më të kujdesshëm ndaj ambientit, përderisa apeluan edhe te komuna që ta mirëmbajë më shumë këtë park.
Atraktive dhe të nevojshme për shëndetin, qytetarët i shohin këto dy vende.