Asamblisti i VV-së, pjesëtarëve të FIT-it: Hiqni uniformat dhe kartelat e PDK-së

Asamblisti i VV-së, pjesëtarëve të FIT-it: Hiqni uniformat dhe kartelat e PDK-së

Asamblisti i VV-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Selman Sokoli i ka sulmuar brutalisht pjesëtarët e Njësisë FIT, të cilët bashkë me Sindikatën e Policisë protestuan para Qeverisë, duke i shfaqur 14 kërkesa.



Sokoli ka shkruar se disa nga protestuesit me maska janë nga Prizreni dhe njihen si militantë të PDK-së.

Tutje ata i ka ftuar “t’i heqin uniformat, kartelat e PDK-së dhe të dalin krah për krahë me Rashit Qalajn”.

Postimi i tij i plotë:

Kosova ka votu masivisht VETËVENDOSJEn dhe koalicionin e saj për të mos u shantazhuar Qeveria. Disa nga Prizreni, pa maska i njohim si militantët e PDK-së, kështu që lëreni hajgaret, hiqni uniformat, edhe kartelat e PDK-së që i keni në formën e atyere të pasluftës me shqiponjë dhe dilni hapur krahë për krahë me Rashit Qalajn.

Related Articles