Gresa Avdiu, asamblistja e LDK-së, në Kuvendin Komunal të Gjilanit po e kërkon edhe një mandat të dytë, shkruan Gazeta Enigma.
Avdiu e cila mbanë numrin 12 në këto zgjedhje, njihet si një nga asambleistet më aktive në Gjilan.
“Unë, Gresa Avdiu, jam pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë këtyre 4 viteve. Tani, me besimin tuaj, të cilin shpresoj ta kem merituar, synojmë për Gjilanin Përtej, së bashku me Arbër Ismajlin kryetar”, thekson Avdiu.
“Më 12 tetor, para listave tuaja, jam me numrin 12”, shton ajo.
Avdiu e LDK-së, përpos angazhimit të saj brenda strukturave partiake, është magjistre e farmacisë dhe njëkohësisht magjistre në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.
Kujtojmë se Kosovën e ndajnë pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, të cilat janë caktuar për 12 tetor.
Me 206 kandidatë në tërësi për kryetar komunash, premtimet e ofertat veç se kanë shkuar duke u rritur gjatë fushatës elektorale, që përfundon më 12 tetor, në 06:59 – një minutë para se të hapen kutitë e votimit/ Gazeta Enigma.