“Asgjë e re e cila nuk ka qenë e pranuar në marrëveshjet e kaluara nuk ishte pjesë e propozimit evropian”

“Asgjë e re e cila nuk ka qenë e pranuar në marrëveshjet e kaluara nuk ishte pjesë e propozimit evropian”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin e fundit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kurti se në këtë kuadro ishin dy pika kyçe të takimit si, formalizmin e pranimit të marrëveshjes bazë të propozuar nga BE-ja e të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA dhe fillimin e diskutimeve për planin e zbatimit të kësaj marrëveshje.

“Më lejoni të theksoi se shpesh herë ka keqkuptim në këto dokumente. BE ka publikuar vetëm një dokument, marrëveshjen bazë në mes Kosovës dhe Serbisë.Plani i zbatimit duhet të negociohet dhe ato s’kanë filluar ende.Në takimin e 27 shkurtit isha pjesëmarrës në dy lloj takime. Fillimisht bilateral me Borrell dhe Lajçak e pas kësaj në takimin trilateral ku prezent ishte edhe Vuciq. Në këtë takim i ofrova BE-së nënshkrimin zyrtar si kryeministër të marrëveshjes bazike që duhej të nënshkruanin edhe palët e tjera e të miratohej në një samit të BE-së.Propozimin tim e refuzoi menjëherë presidenti serb, refuzimi i tij ishte i natyrës kategorike gjë që e bëri publike edhe vetë ai pas daljes nga takimi.Qëndrimi i Borrell është se ky dokument nuk do të diskutohet më, pra ka një format të finalizuar dhe për këtë arsye ai është shpallur në ueb-site zyrtar të BE-së. Të dyja palët janë pajtuar në një pozicion të tillë por s’nënkuptohej se palët e kanë pranuar zyrtarisht marrëveshjen.Pranimi bëhet vetëm përmes nënshkrimit, fillimisht sipas procedurës së kontraktimit të shteteve.Refuzimi për nënshkrim nga Serbia është nënshkrues se nuk janë dakord me përmbajtjen e s’kanë gatishmëri për ti dhënë formë juridike një marrëveshje të tillë.Ka një dallim të madh ndërmjet pranimit të një teksti të një marrëveshje si një dimension simbolik dhe pranimi për t’i ndërmarrë obligimet juridike ndërkombëtare të saj”,tha Kurti.

Tutje ai tha se e para është pa asnjë pasojë juridike e politike e dyta ka pasoja juridike e politikë të gjitha në nivel ndërkombëtarë të të gjitha marrëveshjeve.

“Presidenti serb e ka refuzuar të dytën, pra po refuzon të pranojë marrëveshjen si kuadro i detyrimeve ndërkombëtare të obligueshme për palët me të drejtë ndërkombëtare.Arsyet e refuzimit të tij nuk meritojnë komentim nga ana ime, por do të duhej të ishin një pikënisje mbi vlerësimin racional se për kë është e favorshme një marrëveshje e tillë e për kë jo. Ju sugjeroj të mos prodhoni argumente në publik e që janë në linjë për ata që e kundërshtojnë…Ata që thonë se kjo marrëveshje nuk ka njohje De-Facto e kanë barrën e provës se pse atëherë e refuzoi me nënshkrim zyrtar presidenti serb.Ata që thonë se kjo marrëveshje nuk përqendrohet do të duhej të mendoj se pse presidenti serb e Kjo përbënë një hap të rëndësishëm në mes dy shteteve të pavarur. Ajo bazohet në parimin e barazisë së sovranëve, pavarësinë dhe heqjen dorë nga pengesat e heqjes dorë nga organizatat ndërkombëtare dhe njohjen e simboleve shtetërore e kështu me radhë.Marrëveshja mundëson një projekt paqe e që e shndërron në obligim ligjor marrëveshjes finale. Ajo i hap rrugë vendit tonë për anëtarësim në NATO, e nënshkrimin e një partneriteti të të paqes me NATO-n. Statusin e kandidatit në BE anëtarësimin në Këshillin e Evropës e kështu me radhë. Kam vërejtur se ka shumë keqkuptime e informacione të pavërteta në disa prej pikave të marrëveshjes. Premisa bazë e imja si kryeministër është se s’do të lejoja të negociohej asgjë që synon territorializimin…Asnjë nga kjo, asnjëherë. Gabimet politike të qeverive të kaluara s’do të përsëriten asnjëherë, e do të bëjë përpjekje maksimale që ato gabime t’i eliminoj e t’i reduktoj substancialisht që të mos jenë pengesë për karakterin unik të Republikës sonë”,shtoi Kurti.

Related Articles