Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Agron Haradinaj

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Agron Haradinaj

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Agron Haradinaj.



Haradinaj po vuante nga një sëmundje e rëndë prej shumë vitesh.

Ndaj këtij lajmi të hidhur kanë reaguar edhe OVL-UÇK ku i shprehën ngushëllime të gjithë miqëve e familjarëve të tij.

Njoftimi i plotë:

Sapo morëm lajmin e hidhur se ndërroj jetë bashkëluftëtari ynë Agron Smajl Haradinaj.

I ndjeri vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.

Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni.

Në emër të OVL UÇK-së i shprehim ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Related Articles