Skuadra e Malishevës është duke vazhduar me përforcime në mënyrë që të jetë e gatshme për sezonin e ri 2022/2022 në Superligën e Kosovës.
Malisheva do të udhëhiqet nga trajneri i njohur kosovar, Arsim Thaqi edhe këtë sezon.
FC Malisheva sot ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e Kreshnik Bahtirit, Alush Gavazjt dhe Bleart Tolajt.
Gazeta Enigma kishte raportuar EKSKLUZIVISHT më 5 korrik se Kreshnik Bahtiri kishte arritur marrëveshje me Malishevën. Sot më 11 korrik, konfirmohet lajmi i Malishëvës të cilët e zyrtarizuan transferimin e mesfushorit të njohur.
Bahtiri në sezonin e fundit ka luajtur në Superioren Shqiptare me skuadrën e Kukësit.
Kujtojmë që 29-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Arbërine dhe Ulpianën./GAZETA ENIGMA/